Qarku i Korçës është shndërruar gjatë këtij viti destinacioni më i vizituar në vend për zonat e mbrojtura, ku në 6 muaj pati më shumë se 600 mijë vizitorë. Të dhënat zyrtare të publikuara nga Prefektura Korçë, tregojnë se nga janari në qershor është vënë re një rritje me 23 % e numrit të turistëve që vizitojnë zonat e mbrojtura, në raport me të njëjtën periudhë të një viti më parë. Vetëm gjatë muajit qershor është shënuar një rritje me 20.7% vizitorë, krahasuar me qershorin e vitit 2021. Qarku i Korçës regjistroi nga janari në qershor, 628 mijë vizitorë duke përbërë kështu rreth gjysmën e vizitorëve total të natyrës. Për qarkun Korçë, vendet më të preferuara e të frekuentuara, mbeten zona e Prespës në bashkinë Pustec, liqenet akullnajorë në Ersekë, pylli i Fazanëve, Burimet e Vronomerit, lugina e Gjergjovicës, liqeni i Pogradecit, Bredhi i Drenovës e Guri i Nikës.
Mbi 600 mijë vizitorë në zonat e mbrojtura të qarkut Korçë
RELATED ARTICLES