Presidenti i SHBA Joe Biden njoftoi pak më pak se 3 miliardë dollarë ndihmë të re ushtarake për Ukrainën për të përkuar me festimet e Ditës së Pavarësisë së vendit. “Unë e di që kjo Ditë e Pavarësisë është e hidhur për shumë ukrainas pasi mijëra janë vrarë ose plagosur, miliona janë zhvendosur nga shtëpitë e tyre dhe shumë të tjerë kanë rënë viktimë e mizorive dhe sulmeve ruse”, tha Biden në një deklaratë. “Por gjashtë muaj sulmesh të pamëshirshme vetëm sa kanë përforcuar krenarinë e ukrainasve për veten e tyre, në vendin e tyre dhe në 31 vitet e tyre të pavarësisë”, theksoi ai. Duke iu referuar asaj si “kësti më i madh i ndihmës për sigurinë deri tani”, Shtëpia e Bardhë tha se do të sigurojë armë dhe pajisje me vlerë 2.98 miliardë dollarë. “Kjo do t’i lejojë Ukrainës të blejë sisteme të mbrojtjes ajrore, sisteme artilerie dhe municioni, sisteme ajrore pa pilot dhe radarë për të siguruar që ajo të mund të vazhdojë të mbrohet në afat të gjatë”, shtoi Biden. Ukraina po festonte si ditën e saj kombëtare, ashtu edhe gjashtë muajt që kur Rusia nisi pushtimin e saj. Në një video-mesazh të shpërndarë për këtë rast, presidenti Volodymyr Zelensky përsëriti qëndrimin e tij se Kievi nuk do t’i jepte territor forcave ruse. “Për ne, Ukraina është e gjithë Ukraina”, tha Zelensky, duke shtuar se kjo përfshin rajonin e Donbasit në lindje të vendit, gadishullin e Krimesë dhe të gjitha rajonet nën pushtimin rus.https://ata.gov.al/2022/08/24/fokus-shba-i-akordon-3-miliarde-dollare-ukraines-ne-diten-e-pavaresise/
SHBA i akordon 3 miliardë dollarë Ukrainës në Ditën e Pavarësisë
RELATED ARTICLES