Në bregdetin e Velipojës ka nisur sot festivali unik i skulpturave të rërës, “LAS Art Festival”. Velipoja mikpret për herë të parë artistë ndërkombëtarë që do të performojnë me krijimin e objekteve në rërë nga data 24, deri më datë 27 gusht. Ministrja e Kulturës, Elva Margariti shprehet në një postim në rrjetet sociale se kjo është hera e parë që një festival i tillë zhvillohet në vendin tonë. “Bregdeti i këtij qyteti, si një ndër destinacionet turistike të kësaj vere, është plazhi më i bukur ranor që përkon dhe me shpërfaqjen e magjisë së punëve që do të pasqyrohen nga 6 artistë të mirënjohur që do të kompozojnë e riprodhojnë në rërë detaje të punimeve në skulpturë”, deklaron ministrja. Veprat e artit do të qëndrojnë të ekspozuara për publikun për ditë me radhë gjatë këtij sezoni veror.https://ata.gov.al/2022/08/24/nis-festivali-unik-i-skulpturave-te-reres-ne-velipoje/
Nis festivali unik i skulpturave të rërës në Velipojë
RELATED ARTICLES