Agjencia Kombëtare e Bregdetit ka kryer 1036 inspektime dhe kontrolle të stacioneve të plazhit. Inspektimet janë kryer në plazhet e Durrësit, Vlorës, Sarandës, Lezhës, Himarës, Shkodrës, Pogradecit e Fierit. Sipas AKB-së, gjatë kësaj periudhe janë dhënë 76 masa administrative për shkelje të ndryshme të dispozitave ligjore. Në të gjitha bashkitë bregujore rezulton se janë 1251 subjekte të pajisura me kontratë për ushtrimin e veprimtarisë si stacion plazhi. “Trupat inspektuese, çdo ditë në terren për të garantuar zbatimin e ligjit për pajisje me kulla vrojtimi, ruajtës të certifikuar të shpëtimit të jetës, sinjalistika tokësore dhe ujore të sigurisë, apo kriteret e pastërtisë dhe higjienës”, bëri të ditur Agjencia. Numri i turistëve të huaj që kanë vizituar vendin tonë përgjatë periudhës qershor-korrik si dhe javën e parë të gushtit llogaritet mbi 2.7 milionë.https://ata.gov.al/2022/08/24/agjencia-kombetare-e-bregdetit-1036-inspektime-ne-stacionet-e-plazhit/
AKB, 1036 inspektime në stacionet e plazhit
RELATED ARTICLES