Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale bëri të ditur se në 24 orët e fundit janë kryer 1436 testime, nga të cilat kanë rezultuar pozitivë me COVID-19, 445 qytetarë. Sipas MSHMS-së, rezultuan pozitivë 159 qytetarë në Tiranë, 34 në Fier, 28 në Durrës, 24 në Shkodër, 20 në Lushnjë, 19 në Sarandë, 18 në Kavajë, 16 në Gjirokastër, 15 në Vlorë, nga 9 qytetarë në Kamzë, Korçë, Elbasan, 6 në Tepelenë, nga 5 qytetarë në Rrogozhinë, Pogradec, Berat, Peqin, nga 4 qytetarë në Mallakastër, Maliq, Kolonjë, nga 3 qytetarë në Lezhë, Kurbin, Krujë, Dibër, Patos, Himarë, Devoll, Kuçovë, Gramsh, nga 2 qytetarë në Malësi e Madhe, Selenicë, Delvinë, Përmet, Këlcyrë, Skrapar, nga 1 qytetar në Vaun e Dejës, Pukë, Kukës, Vorë, Bulqizë, Mat, Roskovec, Divjakë, Janë 3,704 qytetarë aktivë me COVID-19 në të gjithë vendin. Aktualisht në spitalin COVID 3 po marrin trajtim 21 pacientë. Në 24 orëthttps://ata.gov.al/2022/08/24/covid-19-mshms-445-te-infektuar-nje-humbje-jete-ne-24-oret-e-fundit/ e fundit ka një humbje jete me Sars-Cov-2: një qytetar nga Durrësi 86 vjeç.
MSHMS: 445 të infektuar, një humbje jete në 24 orët e fundit
RELATED ARTICLES