Shtrirja e investimeve në infrastrukturë në çdo njësi administrative është një punë e vazhdueshme e bashkisë së Fierit. Kryetari i bashkisë së Fierit, Armando Subashi ndau sot foto nga puna që është kryer në aksin që lidh fshatin Verri me autostradën. “Vetëm pak vite më parë kjo rrugë ishte një nga problemet jetike të banorëve të fshatit Verri, kurse sot ka lehtësuar ndjeshëm qarkullimin, jetën e banorëve dhe transportin e produkteve bujqësore të zonës”, tha Subashi. Përmirësimi i ndërlidhjes rrugore në zonat rurale lehtëson qarkullimin e mjeteve, por edhe nxit zhvillimin e bujqësisë duke siguruar dalje më të shpejt në tregje të prodhimit bujqësor.https://ata.gov.al/2022/08/23/fier-rehabilitohet-aksi-qe-lidh-fshatin-verri-me-autostraden/