Thursday, November 28, 2024
HomeSOCIALEPelegrinazh në Manastirin e Shën Kozmait

Pelegrinazh në Manastirin e Shën Kozmait

Besimtarët ortodoksë sot festojnë Shën Kozmain, një festë e rëndësishme e kalendarit liturgjik. Kryetari i bashkisë Fier, Armando Subashi, ka uruar për festën, duke përmendur “xhevairin e trashëgimisë tonë kulturore”, Manastirin e Shën Kozmait, në Fier, ku çdo 24 gusht mblidhen besimtarët ortodoksë, kryesisht nga zona e Myzeqesë, por edhe nga gjithë Shqipëria. Kremtimet zakonisht nisin që mbrëmjen e datës 23 gusht. Manastiri është ngritur më 12 maj 1814, në kujtim të Shën Kozmait nga Etolia, përbri lumit Seman, në fshatin Kolkondas pranë Fierit.

Dy letra të Ali Pashë Tepelenës drejtuar të krishterëve të Nahijes së Beratit dhe një mbishkrim i gdhendur mbi një pllakë guri në apsidën e kishës dëshmojnë për kontributin Pashait të Janinës në ngritjen e manastirit. Kompleksi i manastirit përbëhet nga kisha (katolikoni), konakët e manastirit që mbyllin anën veriore dhe lindore të oborrit, kisha e Shën Marisë (1782) dhe një paraklisi ndërmjet dy kishave, ku është qenotafi i Shën Kozmait. Gjatë periudhës së diktaturës komuniste, manastiri u braktis dhe ato pak pjesë të konakëve, që kishin mbijetuar pas vërshimit të lumit Seman në fillim të shek. XX, u shkatërruan në vitin 1986. Mbas punimeve të restaurimit të kishës dhe të plotësimit, të kryera nga Kisha Orthodhokse Autoqefale e Shqipërisë, manastiri rifitoi vlerat e vërteta dhe është kthyer në një qendër pelegrinazhi me veprimtari të dendur fetare e kulturore.https://ata.gov.al/2022/08/24/pelegrinazh-ne-manastirin-e-shen-kozmait/

RELATED ARTICLES
- Advertisment -spot_img

Most Popular

Recent Comments