Thursday, November 28, 2024
HomeSOCIALEElbasan/ Fermerët e Buqes në protestë

Elbasan/ Fermerët e Buqes në protestë

Fermerët e fshatit Buqes kanë protestuar para Bashkisë Elbasan, për bllokimin e kanalit vaditës që po dëmton të mbjellat e tyre. Sipas tyre kanali që vadisnin të mbjellat prej 30 vitesh është bllokuar dhe për këtë akuzojnë vëllain e kryetarit të PS-së në fshat, Halit Tafanin. Sipas fermerëve, kjo problematikë vijon prej 3 vitesh dhe se të mbjellat e tyre nuk mund të mbahen me kova me ujë. Edhe pse thonë se janë ankuar disa herë në institucionet përkatëse, problematika e tyre nuk ka gjetur zgjidhje. “Ne jemi një grup fshatarësh të fshatit Buqes. Prej tre vitesh kemi problem me vaditjen e tokës që e na e ka bllokuar vëllai i kryetarit të Partisë Socialiste. Kemi denoncuar dhe ata kanë ardhur në terren për të bërë konstatimin. Kryetari i bashkisë u tregua i gatshëm. Na dërgoi ne kërkesën për ndryshimin. U mor vendimi i këshillit bashkiak i firmosur edhe nga prefekti. Gjithë verën kemi vaditur me pompa dhe kova me ujë. Kemi bërë gjithë ato denoncime. Nuk kanë bërë asgjë”, thotë një fermer. “Inxhinieri i tokës që ka përgjegjësi të madhe pasi unë si individ kam një hektar tokë me qira. Ku mund të bazohem unë që do të marr shpenzimet e mia. Pse duhet të digjem unë kur nuk kam asnjë të ardhur tjetër përveç bujqësisë. Dëmi është shumë i madh. Nuk njomet toka me pompë pusi. Edhe për një person duhet të vije shteti jo 30 veta që jemi ne. Ka njerëz që ikin jashtë shtetit. Ne kemi marrë tokat me qira. Që të punësohemi. Ai ka mbyllur kanalin e shtetit dhe nuk është marrë asnjë masë. E ka lënë shteti vetë kanalin. Ne nuk duam t’i hyjmë në hak atij. Kemi tre vjet me këtë problem dhe bashkia nuk e ka zgjidhur. Kanë ardhur në terren por nuk vjen inxhinieri i tokës për ta hapur”, u shpreh një fermere. Fermerët thonë se kanali është tokë e shtetit, por që në vend që institucionet të reagojnë, vetë fermerët po kërcënohen nga Halit Tafani. “Ka nxjerr një tub në oborrin tim. Halit Tafani më ka kërcënuar mua dhe fëmijët, na thotë se do na vrasë. Para një jave më ka kërcënuar djalin e madh. Polici i zonës ka bërë një sjellje arrogante. Kam bërë shumë kallëzime, policia më ka marrë vetëm 3 në shqyrtim dhe janë në Prokurori”, u shpreh fermerja.https://lajme.rtsh.al/artikull/elbasan-fermeret-e-buqes-ne-proteste-s-mbahen-toka-me-kova-me-uji-vellai-i-kryetarit-te-ps-ne-fshat-bllokoi-kanalin-vadites

RELATED ARTICLES
- Advertisment -spot_img

Most Popular

Recent Comments