Zijadin Sela ka dhënë dorëheqjen si kreu i Aleancës për Shqiptarët në Maqedoninë e Veriut, pas humbjes drastike që partia e tij pësoi në zgjedhjet komunale në Tetovë. Partia e tij siguroi më pak se 800 vota, që do të thotë gati pesë herë më pak në krahasim me zgjedhjet lokale të vitit të kaluar për këshillin komunal duke mos siguruar asnjë vend në përbërjen e re të komunës që numëron 31 këshilltarë. “Nga ky moment marr përgjegjësinë dhe jap dorëheqjen e parevokueshme si kryetar partie. Në periudhën në vijim, organet më të larta të partisë duhet të vendosin se kush do të jetë ushtrues detyre i kryetarit të saj”, tha Zijadin Sela. Në zgjedhjet e 20 gushtit në Tetovë fituese doli Lëvizja Besa e cila do të ketë 12 këshilltarë.https://lajme.rtsh.al/artikull/humbje-drastike-ne-zgjedhjet-ne-tetove-jep-doreheqjen-zijadin-sela
Humbje drastike në zgjedhjet në Tetovë, jep dorëheqjen Zijadin Sela
RELATED ARTICLES