India ka shkarkuar 3 oficerë për gjuajtjen aksidentale me një raketë në Pakistan. Ngjarja ka ndodhur në mars, një incident që dy rivalët e armatosur bërthamor e trajtuan me qetësi pasi nuk pati viktima. Ekspertët ushtarakë kanë paralajmëruar në të kaluarën për rrezikun e aksidenteve ose llogaritjet e gabuara nga fqinjët, të cilët kanë zhvilluar tre luftëra dhe janë përfshirë në përleshje të shumta të armatosura më të vogla, zakonisht mbi territorin e diskutueshëm të Kashmirit. Raketa BrahMos, një raketë lundrimi me aftësi bërthamore, e zhvilluar bashkërisht nga Rusia dhe India, u lëshua më 9 mars, duke bërë që Pakistani të kërkonte përgjigje nga India mbi mekanizmat e sigurisë në vend për të parandaluar lëshimet aksidentale. Sipas Shoqatës së Kontrollit të Armëve me bazë në SHBA, rreze veprimi i raketës BrahMos është midis 300 kilometra dhe 500 kilometra.https://lajme.rtsh.al/artikull/goditi-aksidentalisht-me-rakete-pakistanin-india-shkarkon-tre-oficere-te-forcave-ajrore
Recent Comments
Qarku DIBER
on
Qarku DIBER
on
Qarku DIBER
on
Qarku DIBER
on
Qarku DIBER
on
Qarku DIBER
on
Qarku DIBER
on
Qarku DIBER
on
Qarku DIBER
on
Qarku DIBER
on