Në Shqipëri kultivohen mbi 330 lloje bimësh mjekësore dhe aromatike, që janë një vlerë e shtuar në eksportet bujqësore shqiptare. Sipas të dhënave nga Ministria e Bujqësisë dhe Zhvillimit Rural, ky sektor në vendin tonë numëron mbi 60 sipërmarrje, ndër të cilët 25 janë eksportuesit kryesorë të bimëve medicinale dhe aromatike në botë. Të paktën 95% e gjithë prodhimit orientohet drejt eksportit, ndërsa në vitin 2020 këto eksporte llogariteshin 44 milionë euro. MBZHR bëri të ditur se, 32 % e eksporteve të këtij grupi orientohen drejt Shteteve të Bashkuara të Amerikës dhe po kaq edhe drejt Gjermanisë, në Turqi rreth 10% dhe po kaq edhe në Francë. Shumica e prodhimit bëhet nga mbledhja e gjerë nga individë të pavarur çka përbën 80%, kurse pjesa tjetër është e kultivuar. Ky sektor punëson mbi 90,000 punonjës, 10% e të cilëve janë gjithashtu të angazhuar në kultivimin e bimëve në një sipërfaqe prej mbi 6000 hektarë. Sipërmarrjet e këtij sektori po rrisin investimet edhe për përpunimin e bimëve mjekësore, duke shtuar vlerën e eksporteve.https://ata.gov.al/2022/08/24/eksporti-i-bimeve-mjekesore-ne-tregjet-e-be-se-dhe-shba-se/
Eksporti i bimëve mjekësore në tregjet e BE-së dhe SHBA-së
RELATED ARTICLES