Gjurmët e dinosaurve që datojnë 113 milionë vjet më parë kanë dalë në dritë në një shtrat lumi të tharë nëTeksas, SHBA. Zbulimi emocionoi punonjësit e këtij parku, i cili ndodhet pranë qytetit të Dallasit dhe u emërua ” Lugina e Dinozaurëve ” për shkak të pranisë së gjurmëve të shumta të dinosaurëve në zonën përreth. “Shumica e gjurmëve të zbuluara së fundmi, në pjesë të ndryshme të lumit, vijnë nga një Acrocanthosaurus.Theropodi vlerësohet të ketë qenë 5 metra i gjatë dhe peshonte gati shtatë ton”, thyhej në koment nga Parku Shtetëror i Luginës së Dinozaurëve. Sauroposidon është një lloj tjetër dinosauri që la gjurmë në park . Vlerësohet se me qafën e saj të gjatë arrinte një lartësi prej 18 metrash dhe peshonte rreth 44 tonë. Parku Shtetëror i Dinosaur Valley hapi portat e tij për publikun në vitin 1972. Ky park synon të mbrojë gjurmët e shumta prehistorike që gjenden në zonë.https://lajme.rtsh.al/artikull/113-milione-vite-me-pare-thatesira-zbulon-gjurme-dinozauri-dalin-ne-siperfaqe-ne-shtratin-e-nje-lumi-
113 milionë vite më parë/ Thatësira zbulon gjurmë dinozauri, dalin në sipërfaqe në shtratin e një lumi
RELATED ARTICLES