Konsumi i mallrave kryesore të akcizës, cigare, kafe dhe birrë, shënoi rritje përgjatë muajit korrik të këtij viti. Referuar të dhënave të publikuara nga Drejtoria e Përgjithshme e Doganave, gjatë muajit korrik është shënuar sasi rekord e konsumit të cigareve, rreth 277 tonë, kafesë rreth 600 tonë dhe birrës rreth 12,250 mijë litra. Administrata Doganore informoi se të ardhurat në doganë, në muajin korrik, u realizuan në masën 19.6 miliardë lekë, ose 775 milionë lekë më shumë krahasuar me planin e rishikuar. Ndërkohë që krahasuar me korrikun e 2021-shit janë realizuar rreth 2,5 miliardë lekë më shumë ose 14,4%. Përgjatë periudhës janar-korrik janë realizuar 122,7 miliardë lekë të ardhura, ose rreth 5,5 miliardë lekë më shumë se plani i rishikuar. Në krahasim me 7-mujorin 2021 janë realizuar rreth 20,8 miliardë lekë më shumë, ose rreth 20,4% më shumë.https://ata.gov.al/2022/08/23/konsumi-i-mallrave-te-akcizes-shenoi-rritje-ne-korrik/
Konsumi i mallrave të akcizës shënoi rritje në korrik
RELATED ARTICLES