Tuesday, November 26, 2024
HomeSOCIALEUBT, programe bachelor sipas modelit gjerman në shkencat zooteknike

UBT, programe bachelor sipas modelit gjerman në shkencat zooteknike

Universiteti Bujqësor i Tiranës (UBT) këtë vit akademik ofron programe bachelor sipas modelit gjerman DUAL në shkencat zooteknike. UBT fton maturantët të aplikojnë në programet universitare Bachelor DUAL, sipas modelit gjerman, në drejtimet e shkencave zooteknike, përkatësisht Bachelor në “Zootekni & Siguria e Produkteve Blegtorale” dhe Bachelor në “Bioteknologji Zooveterinare” që ofron Universiteti Bujqësor i Tiranës. Këto programe i ofron UBT, sipas sistemit DUAL Gjerman, në kuadër të projektit Erasmus Plus, në bashkëpunim me Universitetin Nürtingen, Gjermani dhe Universitetin Savonia, Finlandë. Programi Bachelor DUAL, nënkupton formim universitar duke kombinuar teorinë në auditor me praktikën profesionale në biznese/institucione (2 vite akademike teori + 1 vit akademik praktikë profesionale). Studimet universitare DUALE ka përparësitë të shumta, krahasuar me formën e zakonshme të studimeve universitare, si: nivel i lartë profesional, praktik dhe teorik; punësim i menjëhershëm pas diplomimit; familjarizim me profesionin që gjatë studimeve, dhe aftësim për krijimin e sipërmarrjeve të reja. Këto përparësi të modelit DUAL i përgjigjen më së miri aftësive që kërkon tregu i punës nga të diplomuarit. “Tregu i punës ka nevoja të mëdha për specialistë të zooteknisë. Modernizimi i bujqësisë dhe blegtorisë rrit nevojat e tregut specialistë që do të punojnë në: agjencitë & drejtoritë rajonale e bashkiake; inspektoratet shtetërore; agjencitë e shërbimit këshillimor në bujqësi; kompanitë e huaja dhe të vendit të ushqimeve; laboratorët e analizave (shtetëror dhe privat); institucionet financiare për bujqësinë (banka, etj.) si dhe kompanitë e konsulencës, të vendit dhe të huaja. Gjithashtu, të diplomuarit në programet DUALE aftësohen për të krijuar bizneset e tyre në bujqësi dhe blegtori”, theksoi në një njoftim për shtyp UBT. Gjithashtu thekson UBT, Bachelor DUAL në Zootekni është një diplomë e njohura jashtë vendit, pa provime plotësuese, e cila mundëson një punësim më të shpejtë. Projekti Erasmus që mbështet programin Bachelor Dual siguron 4 muaj studime në universitetet e huaja në Finlandë dhe Gjermani. Intershipi/praktika e gjatë profesionale gjatë studimeve realizon një familjarizim të plotë me profesionin. Në këtë program do të japin mësim jo vetëm profesorë të UBT dhe profesorë të huaj të universiteve partnere. Pjesa teorike e programit zhvillohet në laboratorë modern mësimorë shkencorë si dhe në auditore të pajisur edhe me infrastrukturë moderne digjitale (Hybrid) për të dëgjuar leksione apo për të marrë pjesë në leksione në kohë reale të universiteve të huaja. Programet Duale Bachelor në Zootekni & Siguri e produkteve blegtorale si dhe Bioteknologji Zooveterianre janë shpallur si programe prioritare dhe studentët që do të studjojnë në to dhe kanë mesatare note mbi 8,5 përfitojnë edhe bursë. Zhvillimi i programit të studimeve universitare Dual në UBT, sipas modelit gjerman, u bë i mundur përmes nismës së qeverisë për ndërkombëtarizmin e programeve mësimore me vendet e BE-së.https://ata.gov.al/2022/08/23/ubt-programe-bachelor-sipas-modelit-gjerman-ne-shkencat-zooteknike/

RELATED ARTICLES
- Advertisment -spot_img

Most Popular

Recent Comments