Dy projekte filmike shqiptare janë përzgjedhur në garën “Best Pitch” në PriFest, festivali ndërkombëtar i filmit në Prishtinë. Lajmin e dha Qendra Kombëtare e Filmit, sipas së cilës bëhet fjalë për projektet “The Swedish club” dhe “The skin of a dog”. Projekti i parë, “Klubi suedez” bazohet në një histori të Artan Minarollit, me skenar nga Aleksandar Manic dhe regji të Iris Elezit e Thomas Logorecit. Ndërsa projekti i dytë, “Lëkura e qenit”, ka si skenarist Spartak Pecanin e Linda Fejzaj, me regji të Redi Trenit. PriFest do të nisë edicionin e tij të 14-të, në muajin shtator. Edicioni i 14-të i PriFest-it vazhdon traditën e dhënies të një mundësie unike për projektet filmike që janë në fazën e paraproduksionit. Kjo mundësi vjen në kuadër të PriForum – Prishtina Film Forum, platforma rajonale e industrisë filmike e festivalit PriFest. 10 projekte nga rajoni do të kenë mundësi të garojnë për çmime të ndryshme, përfshi atë kryesorin ‘Vanessa Redgrave Award for Best Pitch’. Besnik Krapi, bashkëdrejtues i PriForum-it tha se këtë vit interesimi për pjesëmarrje në garën Best Pitch të PriForum-it ka qenë jashtëzakonisht i madh. “Janë përzgjedhur 10 projekte, që mendoj se kanë një potencial të madh, që në të ardhmen të shfaqen si filma nëpër festivale të ndryshme anembanë botës’’, u shpreh Krapi. Gjithashtu, në këtë edicion do të jenë edhe 8 projekte për Best Pitch nga Odesa Film Festival (Ukrainë), në kuadër të bashkëpunimit të festivaleve Odesa dhe PriFest, iniciativë e drejtoreshës së ndjerë, Vjosa Berisha, dhe ky edicion i kushtohet kujtimit dhe nderimit për të.https://ata.gov.al/2022/08/23/dy-projekte-nga-shqiperia-perzgjidhen-ne-prifest/
Dy projekte nga Shqipëria përzgjidhen në PriFest
RELATED ARTICLES