Bordi i Transparencës vendosi sot që nafta të shitet me 239 lekë/litër, benzina me 205 lekë/litër dhe gazi me 78 lekë/litër. Në njoftimin e bordit thuhet se “çmimi i shitjes me pakicë i nënproduktit gasoil i standardit SSH EN 590 të jetë jo më shumë se 239 lekë/litër, ndërsa i shitjes me shumicë jo më shumë se 227 lekë/litër. Çmimi i shitjes me pakicë i nënproduktit benzinë e standardit SSH EN të jetë jo më shumë se 205 lekë/litër, ndërsa i shitjes me shumicë jo më shumë se 194 lekë/litër. Çmimi i shitjes me pakicë i nënproduktit gaz, të jetë 78 lekë/litër me pakicë dhe i shitjes me shumicë 66 lekë/litër për automjetet”. Çmimi i shitjes për gazin e lëngshëm të automjeteve do të jetë çmimi i furnizimit në stacionet e furnizimit në pikat e karburanteve, ndërkohë që në pikat e tjera për konsumatorët familjarë dhe industrial çmimi nuk duhet të përfshijë akcizën, thekson MFE. Bordi shton se çmimet e caktuara nga Bordi do të hynë në fuqi sot datë 23 gusht, ora 18:00 dhe do të jenë të vlefshme deri në mbledhjen e ardhshme të Bordit ku do të pasqyrohen ndryshimet e çmimeve të shitjes.https://ata.gov.al/2022/08/23/bordi-i-transparences-cmimi-i-naftes-239-leke-per-liter/