Tuesday, November 26, 2024
HomeSOCIALETreni i parë me misër nga Ukraina 

Treni i parë me misër nga Ukraina 

Një tren me 1200 ton misër nga Ukraina u shkarkua sot në qytetin verior gjerman të Rostock, dërgesa e parë që nga fillimi i luftës në Ukrainë. Treni 450 metra i gjatë me 21 vagonë u përshkrua si një “tren provë”. “Priten edhe katër të tjerë”, tha menaxheri i Terminalit të Grain Rostock, Jacob Lubig. Foragjeri u ngarkua në kufirin polako-ukrainas dhe më pas u dërgua në Rostock me tren mallrash, ku u transportua në kapanone me rrip transportieri. Nuk është e qartë sesa kohë do të ruhet misri në Rostock. Për shkak të pushtimit rus, Ukraina nuk ka qenë në gjendje të përdorë shumë nga rrugët e zakonshme të eksportit për transportin e produkteve të saj bujqësore. Eksportet përmes Detit të Zi filluan sërish këtë muaj pasi u arrit një marrëveshje mes palëve ndërluftuese. Gruri, elbi dhe misri që arrijnë në Rostock eksportohen më pas jashtë vendit me anije nga porti në Detin Baltik. Pjesa më e madhe shkon në Lindjen e Mesme, por edhe në Afrikën Veriore dhe Iran.https://ata.gov.al/2022/08/23/gjermani-treni-i-pare-me-miser-nga-ukraina-arrin-ne-portin-rostock/

RELATED ARTICLES
- Advertisment -spot_img

Most Popular

Recent Comments