Wednesday, November 27, 2024
HomeSOCIALEMSHMS: 606 të infektuar dhe 1 humbje jete në 24 orët e...

MSHMS: 606 të infektuar dhe 1 humbje jete në 24 orët e fundit

Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale, njoftoi sot se në 24 orët e fundit janë kryer 1732 testime për COVID-19, 606 qytetarë kanë rezultuar të infektuar, ka pasur një humbje jete dhe 524 të shëruar. Në informacionin për situatën në 24 orët e fundit, MSHMS bën të ditur se rastet e reja rezultuan në këto bashki: 185 në Tiranë, 46 në Durrës, 35 në Lushnjë, 32 në Vlorë, 31 në Fier, 29 në Shkodër, 20 në Devoll, 15 në Elbasan, 14 në Gjirokastër, 13 në Sarandë, 12 në Gramsh, nga 10 qytetarë në Kamzë, Korçë, Peqin, 9 në Mallakastër, nga 7 qytetarë në Vorë, Kavajë, Patos, Divjakë, Belsh, nga 6 qytetarë në Lezhë, Kurbin, Delvinë, Kuçovë, nga 5 qytetarë në Shijak, Krujë, Përmet, Tepelenë, Kolonjë, Berat, nga 4 qytetarë në Vau i Dejës, Malësi e Madhe, Tropojë, Mirditë, Roskovec, Himarë, Skrapar, nga 3 qytetarë në Dibër, Pogradec, nga 2 qytetarë në Pukë, Kukës, Has, Rrogozhinë, Mat, nga 1 qytetar në Fushë-Arrëz, Poliçan. Janë 3,664 qytetarë aktivë me Covid-19 në të gjithë vendin. Aktualisht në spitalin COVID 3 po marrin trajtim 23 pacientë. Në 24 orët e fundit ka një humbje jete me Sars-Cov-2: një qytetar nga Tirana 79 vjeç. Janë shëruar 524 qytetarë gjatë 24 orëve të fundit, duke e çuar numrin e të shëruarve në 318,400 që nga fillimi i epidemisë.https://ata.gov.al/2022/08/23/covid-19-mshms-606-te-infektuar-dhe-1-humbje-jete-ne-24-oret-e-fundit/

RELATED ARTICLES
- Advertisment -spot_img

Most Popular

Recent Comments