Kompania ajrore “British Airways” deklaroi sot se do të anulonte rreth 10 000 fluturime me distanca të shkurtra për dhe nga aeroporti “Heathrow” i Londrës midis tetorit dhe marsit. “Disa fluturime me distanca të gjata do të preken nga vendimi gjithashtu”, njoftoi kompania, e cila synon të minimizojë anulimet dhe vonesat gjatë muajve të dimrit. “Deri në fund të tetorit, disa dhjetëra fluturime vajtje-ardhje në ditë, gjithsej 629, do të anulohen gjithashtu”, tha kompania. “Shumica e anulimeve do të njoftohen më herët dhe udhëtarët pritet të kalojnë në linja të tjera”, tha kompania ajrore. “Heathrow”, aeroporti më i madh në Britaninë e Madhe, ka vendosur një kufi prej jo më shumë se 100 000 pasagjerë në ditë për shkak të mungesës akute të stafit.https://ata.gov.al/2022/08/22/bm-british-airways-anulon-rreth-10-000-fluturime/
“British Airways” anulon rreth 10 000 fluturime
RELATED ARTICLES