Wednesday, November 27, 2024
HomeSOCIALEShpëtohen 4 turistët gjermanë të bllokuar në kanionin e Langaricës

Shpëtohen 4 turistët gjermanë të bllokuar në kanionin e Langaricës

Policia e Gjirokastrës bëri të mundur lokalizimin dhe nxjerrjen e 4 turistëve gjermanë që mbetën të bllokuar në kanionin e Langaricës. Policia e Shtetit njoftoi sot se, në vendin e quajtur “Kanioni i Langaricës”, 4 turistë gjermanë, duke eksploruar me këmbë zonën, kanë mbetur të bllokuar në pjesën e kanionit, për shkak të rritjes së nivelit të ujit në lumin e Langaricës, nga reshjet e shiut. Menjëherë pas marrjes së njoftimit, shërbimet e Komisariatit të Policisë Përmet dhe shërbimet zjarrfikëse, janë nisur në drejtim të zonës ku kishin mbetur të bllokuar turistët. Shërbimet e Komisariatit të Policisë Përmet, në bashkëpunim me shërbimet zjarrfikëse dhe punonjësit e Agjencisë Kombëtare të Zonave të Mbrojtura, kanë kontrolluar të gjithë zonën dhe kanë bërë të mundur lokalizimin e turistëve, në kanionin e Langaricës. Punonjësit e Policisë kanë bërë të mundur nxjerrjen e 4 turistëve nga terreni i vështirë ku ishin bllokuar, të cilëve, më pas, u është ofruar asistenca mjekësore. Aktualisht të 4 turistët ndodhen në gjendje të mirë shëndetësore. Gjithashtu, Federata Shqiptare e Rafting ofroi mbështetje me pajisje të posaçme për ndërhyrjen në këto zona.https://ata.gov.al/2022/08/22/shpetohen-4-turistet-gjermane-te-bllokuar-ne-kanionin-e-langarices/

RELATED ARTICLES
- Advertisment -spot_img

Most Popular

Recent Comments