Wednesday, November 27, 2024
HomeSOCIALEUNICEF: 10 milionë fëmijë përballen me thatësirën në Afrikë

UNICEF: 10 milionë fëmijë përballen me thatësirën në Afrikë

Numri i fëmijëve që përballen me thatësirën e madhe në Afrikë është rritur me më shumë se 40% gjatë dy muajve, njoftoi sot agjencia e OKB-së për fëmijët (UNICEF). “Midis shkurtit dhe prillit, numri i fëmijëve që përballen me ndikimin e thatësirës, duke përfshirë urinë akute, kequshqyerjen dhe etjen u rrit nga 7.25 milionë në të paktën 10 milionë”, tha UNICEF. Agjencia e OKB-së ka rishikuar paketën e ndihmës emergjente duke e rritur atë nga 119 milionë dollarë në gati 250 milionë dollarë për të pasqyruar nevojën në rritje në të gjithë rajonin. “Mbi 1.7 milionë fëmijë në Etiopi, Kenia dhe Somali kërkojnë trajtim emergjent për shkak të kequshqyerjes”, sipas UNICEF. “Nëse nuk do të ketë shira në javët e ardhshme, kjo shifër do të rritet në 2 milionë”, tha UNICEF. Thatësira e këtij viti konsiderohet si më e keqja në 40 vitet e fundit.https://ata.gov.al/2022/08/22/nju-jork-unicef-10-milione-femije-perballen-me-thatesiren-ne-afrike/

RELATED ARTICLES
- Advertisment -spot_img

Most Popular

Recent Comments