Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale njoftoi sot se, në 24 orët e fundit janë kryer 358 testime për COVID-19, 104 qytetarë kanë rezultuar të infektuar, nuk ka pasur asnjë humbje jete dhe ka pasur 312 të shëruar. Në informacionin për situatën në 24 orët e fundit, MSHMS bën të ditur se, janë kryer 358 testime, nga të cilat kanë rezultuar pozitivë me COVID-19, 41 qytetarë në Tiranë, 14 në Lushnjë, 8 në Berat, 6 në Gjirokastër, 5 në Vlorë, nga 4 qytetarë në Durrës, Korçë, nga 3 qytetarë në Malësi e Madhe, Kavajë, Divjakë, Mallakastër, nga 2 qytetarë në Vorë, Delvinë, Pogradec, Kolonjë, nga 1 qytetar në Skrapar, Gramsh. Janë 3,583 qytetarë aktivë me Covid-19 në të gjithë vendin. Aktualisht në spitalin COVID 3 po marrin trajtim 25 pacientë. Në 24 orët e fundit nuk ka asnjë humbje jete me Sars-Cov-2. Janë shëruar 312 qytetarë gjatë 24 orëve të fundit, duke e çuar numrin e të shëruarve në 317,876 që nga fillimi i epidemisë. Nisur nga rritja e numrit të qytetarëve të prekur nga Covid-19, Ministria e Shëndetësisë i bën sërish thirrje qytetarëve të mos neglizhojnë vaksinimin anticovid, posaçërisht në këtë periudhë të rritjes së kontakteve, për shkak të lëvizjeve përgjatë sezonit veror.https://ata.gov.al/2022/08/22/covid-19-mshms-104-te-infektuar-ne-24-oret-e-fundit/
MSHMS: 104 të infektuar në 24 orët e fundit
RELATED ARTICLES