Ministria e Shëndetësisë e Kosovës në raportin 24-orësh informoi se nuk ka pasur humbje jete nga COVID-19, ndërsa u shënuan 203 raste të reja me koronavirus. Rastet e reja rezultuan nga 632 testime. Të dhënat e fundit kanë njoftuar për 393 persona që kanë fituar betejën me COVID-19.
Numri i përgjithshëm i të shëruarve deri më tani ka arritur në 263.502, ndërsa numri i rasteve aktive është 3.195. Sa i përket procesit të vaksinimit, prej fillimit të vaksinimit në të gjitha qytetet e Kosovës janë dhënë 1.835.246 doza të vaksinës. Deri më sot 824.416 qytetarë janë vaksinuar me dozën e dytë.https://ata.gov.al/2022/08/22/kosove-203-raste-te-reja-me-covid-19/