Monday, November 25, 2024
HomeSOCIALEMbi 44 mijë udhëtarë drejt Italisë nga porti i Durrësit

Mbi 44 mijë udhëtarë drejt Italisë nga porti i Durrësit

Që prej një jave tragetet që nisen nga Durrësi drejt Barit dhe Ankonës, po transportojnë një numër në rritje të udhëtarëve vendas dhe të huaj. Përfundimi i pushimeve verore i ka drejtuar në dy qytetet-port të Italisë shumicën e qytetarëve, që jetojnë dhe punojnë në vendet e Evropës. Autoriteti Portual Durrës bën të ditur për ATSH-në se “gjatë javës së fundit janë përpunuar 60,255 udhëtarë, nga të cilët 44,169 në dalje dhe 16,086 në hyrje. Natën e së dielës duke u gdhirë e hëna u larguan me tragete nga porti i Durrësit 5145 persona dhe mbi 1300 automjete”. Sipas APD-së, gjatë ditës së sotme mbërritën në vendin tonë rreth 1040 persona me dy tragetet e Barit dhe një të Ankonës. APD ka marrë të gjitha masat për përpunimin pa vonesa dhe krijimin e lehtësive të nevojshme për udhëtarët. Vetëm gjatë muajit korrik rreth 115,143 pasagjerë kanë udhëtuar nga/drejt portit të Durrësit.https://ata.gov.al/2022/08/22/mbi-44-mije-udhetare-drejt-italise-nga-porti-i-durresit/

RELATED ARTICLES
- Advertisment -spot_img

Most Popular

Recent Comments