Temperaturat e larta të këtyre ditëve, me patjetër që duan një set këshillash praktike për t’i përballuar sa më mirë. Vishni veshje me ngjyra të hapura dhe të holla Veshjet me ngjyra të hapura rekomandohen më së shumti gjatë ditëve të nxehta. Veshjet e zeza ndoshta ju rrinë më mirë, por ato duhet t’i harroni gjatë ditëve kur temperaturat do të jenë mbi 30ºC. Gjithashtu, me rëndësi është të mbani edhe veshje të holla dhe komode. Zgjidhni me vëmendje materialin me të cilin janë punuar veshjet sepse disa nga materialet nuk lejojnë që djersa e trupit të dal jashtë veshjeve, që mund të shkaktojnë probleme të ndryshme, siç janë djersitja e madhe, dehidratimi dhe shoku. Kapela dhe syza Këto dy aksesorë duhet t’i mbani gjithmonë me vete. Mos dilni në rrugë pa i mbrojtur sytë me syzat e diellit, por edhe me kapela, e cila duhet të jetë me një madhësi që do të pengojë ndikimin e drejtpërdrejtë të diellit mbi kokën tuaj. Ushqime të lehta dhe lëngje Ju duhet të hiqni nga mendja mishin e pjekur, hamburgerin dhe ushqimet e ngjashme gjatë ditëve kur djersiteni si rezultat të vapës së madhe dhe lëvizni rrugëve me ajrin e ndotur të komunikacionit rrugor. Me ushqimet e këtij lloji ju do të komplikoni akoma më shumë situatën e komplikuar. Konsumoni supa, gjella dhe ushqime të ngjashme me shumë lëngje. Gjatë ditëve të nxehta ju duhet të hani ushqime të lëngëta nga disa herë në ditë. Me këtë lloj ushqimi ju do të dehidratoni trupin, do të kujdeseni për tretjen e mirë të ushqimit dhe do t’i ndihmoni vetvetes për të kaluar më mirë ditët e nxehta. Organizmi punon me ujë Këtë fakt as që duhet ta përmendim, sepse ju me siguri e dini mirë se sa ujë i duhet organizimit gjatë ditëve të nxehta. Gjatë ditëve të verës uji i organizimit harxhohet në shumë mënyra. Ne kemi për detyrë të konsumojmë sa më shumë ujë. Nëse do të dilni jashtë, mos harroni të merrni me vete një shishe me ujë, të cilin duhet ta konsumoni vazhdimisht. Theksojmë se uji natyral është shumë i pasur me minerale, të cilat ndihmojnë hidratimin e drejtë të organizmit. Ecni ngadalë Ju nuk duhet të ecni nga ora 10:00 deri në orën 16:00, por në raste të caktuara të gjithë ne e kemi patjetër për të mbaruar një punë të caktuar, Mos shpejtoni, ecni ngadalë, ndaloni dhe hidratoni organizmin. Mos shpejtoni dhe mos vraponi gjatë periudhës së ditës kur temperaturat arrijnë maksimumin, sepse sforcimi i organizmit tuaj mund të rezultojë me efekte të padëshiruara.
Si të kaloni më mirë ditët e nxehta të verës
RELATED ARTICLES