Kush tha që duhet të martohesh apo duhet të jesh në një marrëdhënie për të planifikuar disa pushime të përsosura. Vërtet ka honeymoon (muaj mjalti), po ka edhe bestiemoon (pushime me shoqen e ngushtë), ndaj le të shohim disa nga vendet, që shumë njerëz i këshillojnë si “Vende ku duhet të shkosh me patjetër të paktën një herë në jetë me shoqen e ngushtë. Barcelona, Spanjë: Pas një dite të gjatë e pak të lodhshme duke eksploruar arkitekturën unike të Barcelonës, dëshironi pak ushqim? Në Barcelonë mund të shijoni ushqim pafund. Paris, Francë: Edhe pse Parisi njihet si “qyteti i dashurisë”, ky qytet mund të shijohet njësoj si me shoqen e ngushtë, si me motrën dhe si me të dashurin. Arkitektura, muzetë, ushqimi, vera, parqet etj., janë të gjitha tuajat. Tokio, Japoni: Nëse buxheti ju tepron, atëherë mund ta përballoni “rrezikun” për të udhëtuar në një vend të largët si Tokio, ku bileta kushton pak. Por do t’ia vlejë sapo të gjendeni para tempujve e faltoreve historike, të vizitoni tregjet masive dhe të provoni ushqimin special. Roma, Itali: Edhe pse shumica e filmave të xhiruar në Romë përfshijnë plane të njerëzve që lëvizin me Vespa, ju sigurojmë që mund ta shëtisni pa frikë në këmbë, të vizitoni vendet e lashta, si Koloseu. Ç’ju nevojitet tjetër përveçse një kafeje në njërën dorë dhe shoqen nga krahu tjetër? Lisbona, Portugali: Lisbona është një ndër favoritet kryesore si një ndër qytetet më të vjetra. Rrugës për në plazh do të shkelni nëpër kalldrëme të lashtë dhe do vizitoni plot monumente historike. Lima, Peru: Një parajsë e kuzhinës, Lima është një ndër qytetet me numrin më të madh të parqeve në botë. Të mos flasim për plazhet dhe restorantet e vegjël vendas. Kopenhagen, Danimarkë: Një ndër vendet më të lumtura në botë, Danimarka do t’ju dhurojë një ngrohtësi që rrallë e gjeni në shtetet e tjera. Pasi të keni vizitar statujën e Sirenës së Vogël, mun
d të argëtoheni me shoqen rrugëve shumëngjyrëshe të Kopenhagenit.