Monday, December 23, 2024
HomeSOCIALEBanka Qendrore: Norma të mundshme të inflacionit dyshifror në vjeshtë

Banka Qendrore: Norma të mundshme të inflacionit dyshifror në vjeshtë

Ndërsa masat e qeverisë për të frenuar inflacionin, si shkurtimet thelbësore të taksave të vendosura për benzinën dhe naftën dhe një çmim standard i biletës prej 9 € (9,50 dollarë) për shumicën e udhëtimeve hekurudhore po përfundojnë, norma e inflacionit në Gjermani pritet të rritet me një pikë përqindje të caktuar, tha kreu i bankës qendrore gjermane, Joachim Nagel për gazetën “Rheinische Post”. Megjithatë, qeveria po planifikon të ulë tatimin mbi vlerën e shtuar (TVSH) për gazin nga 19% në 7% në mënyrë që të ndihmojë konsumatorët, për të zbutur efektet e një tarife shtesë të gazit që do të hyjë në fuqi në tetor. “Në përgjithësi, një normë inflacioni prej 10% është e mundur në muajt e vjeshtës”, tha ai. Presidenti i bankës qendrore vuri në dukje përmasat historike të normave të mundshme të inflacionit dyshifror në vend, të cilat u regjistruan për herë të fundit pas më shumë se 70 vjet më parë, kur në vitin 1951, inflacioni arriti në 11%. “Rritja e çmimeve do të vazhdojë të ndikojë në ekonominë më të madhe të Evropës në muajt në vijim”, parashikoi Nagel. “Çështja e inflacionit nuk do të zhduket në vitin 2023”, tha ai, duke përmendur uljen e furnizimit me gaz rus dhe rritjen e çmimeve të energjisë, të cilat ishin rritur më shumë sesa pritej. Vlerësimet evropiane parashikojnë një rritje të inflacionit në Gjermani në 8% deri në fund të vitit. Nagel tha se priste që norma e inflacionit në vend të binte në 6% vitin e ardhshëm.https://ata.gov.al/2022/08/20/gjermani-banka-qendrore-norma-te-mundshme-te-inflacionit-dyshifror-ne-vjeshte/

RELATED ARTICLES
- Advertisment -spot_img

Most Popular

Recent Comments