Shkëmbimet tregtare me vendet e BE-së zënë 62,5 %, të gjithë tregtisë. Sipas të dhënave të publikuara nga INSTAT në raportin mbi tregtinë e jashtme, në korrik 2022, eksportet drejt vendeve të BE-së zënë 78,1 % të eksporteve gjithsej dhe importet nga vendet e BE-së zënë 54,9 % të importeve gjithsej. Referuar të dhënave, partnerët kryesorë tregtarë janë Italia me 30,7 %, Greqia me 7,2 %, Kina me 6,1 % dhe Turqia me 6,1 %. Ndërkohë, shkëmbimet tregtare për shtatëmujorin 2022, me vendet e BE-së zënë 60,6 % të gjithë tregtisë. Sipas INSTAT-it, në periudhën janar – korrik 2022, eksportet drejt vendeve të BE-së zënë 73,9 % të eksporteve gjithsej dhe importet nga vendet e BE-së zënë 53,1 % të importeve gjithsej. Partnerët kryesorë tregtarë janë Italia me 31,3 %, Turqia me 8 %, Greqia me 6,8 % dhe Gjermania me 6,4 %. Në këtë shtatëmujor eksportet e mallrave arritën vlerën 293 miliardë lekë, duke u rritur me 40,1 %, ndërkohë importet e mallrave arritën vlerën 528 miliardë lekë, duke u rritur me 23,9 %, krahasuar me një vit më parë. Deficiti tregtar arriti vlerën 235 miliardë lekë, duke u rritur me 8,3 %, krahasuar me të njëjtën periudhë të 2021.https://ata.gov.al/2022/08/21/instat-62-e-shkembimeve-tregtare-me-vendet-e-be-se-ne-korrik/
INSTAT: 62 % e shkëmbimeve tregtare me vendet e BE-së në korrik
RELATED ARTICLES