Një model i përditësuar i mjetit ajror pa pilot “Ylberi-4”, një nga seritë e para të dronëve me energji diellore të Kinës, përfundoi fluturimin e tij të parë më 17 gusht 2022, njoftoi të mërkurën prodhuesi i tij, Korporata e Shkencës dhe e Teknologjisë së Hapësirës Ajrore (CASTC). Mjeti ajror pa pilot me energji diellore, i quajtur “Caihong” (“Ylberi”), është projektuar dhe prodhuar në vend nga një ekip kërkimor nga Akademia e Njëmbëdhjetë pranë CASTC-it. Kina është vendi i tretë që ka në funksionim një dron me energji diellore që mund të arrijë afër lartësive hapësinore, pas “Helios” të ShBA-së dhe “Zephyr” të Britanisë së Madhe. Gjatë fluturimit të së mërkurës, mjeti ajror pa pilot kreu prova si ngritja dhe ulja autonome, fluturimi në pikat e kalimit, transporti i ngarkesës së plotë, rrezja dhe qëndrueshmëria e fluturimit etj., njoftoi CASTC-i. Modeli i ri, i pajisur me motor me karburant të rëndë të krijuar nga vetë Kina, është një version i përmirësuar i mjetit ajror pa pilot “Ylber-4” dhe është i aftë të fluturojë më lart për udhëtime më të gjata dhe më të sigurta, u shpreh Shi Wen, kryeinxhinier i programit të mjeteve ajrore pa pilot “Ylberi”. Kapaciteti i ngarkesës është rritur me 30 deri në 50 për qind për një gamë më të gjerë operacionesh, tha Shi, duke shtuar se mjeti i ri do të funksionojë më mirë për vëzhgimin e Tokës me qartësi të lartë, rilevimin, komunikimin, eksplorimin gjeofizik ajror, monitorimin e mjedisit dhe parandalimin e zjarreve në pyje.https://lajme.rtsh.al/artikull/mjeti-ajror-pa-pilot-me-energji-diellore-kryen-fluturimin-e-pare
Mjeti ajror pa pilot “Ylberi” arriti një lartësi prej 20 000 metrash gjatë një fluturimi testues në rajonet veriperëndimore të vendit në vitin 2017. Ekipi përkatës tha se droni fluturoi pa probleme në hapësirën e afërt për mbi 15 orë, duke përfunduar rrugën e tij të planifikuar dhe duke u ulur i sigurt më pas.