Banorët e lagjes Bajram Curri
në Prizren ankohen se nuk kanë hapësira të mjaftueshme për të kaluar kohën e lirë. Ata po kërkojnë ndërtimin e një parku ose qendre rekreative në kuadër të lagjes së tyre. Lagjja “Bajram Curri” është më e madhja në qytetin e Prizrenit. Në këtë lagje jetojnë rreth 8 mijë banorë. Megjithëse është lagje e re, komunitetit këtu i mungon një park dhe qendër kreative. “ Te KFOR-i turk është një hektar tokë. Kryetari gjatë fushatës ka premtua se aty do të rregullohet një park”, tha Dashmir Susuri. Në shkollën fillore të kësaj lagjeje mësojnë mbi 600 nxënës. Për kohën e lirë nxënësit dhe fëmijët e lagjes frekuentojnë rrugët dhe hapësirat e vogla të shkollës. ”Çdo herë pasi mbaron mësimi ne i shohim fëmijët e kësaj lagjeje që i shfrytëzojnë hapësirat e vogla e që nuk mjaftojnë për gjithë këta fëmijë”, thotë Sejlan Budakova. Kryetari i Komunës Shaqir Totaj, thotë se do ta trajtojnë kërkesën e banorëve të kësaj lagjeje. “Është një lagje e madhe. Unë e konsideroj që është kërkesë serioze.Nuk do të mund të jap një vlerësim të saktë, mirëpo ajo që është e sigurt është se e kemi pas në program edhe më herët dhe do ta trajtojmë seriozisht”, tha Totaj. Shqetësimet dhe kërkesat e banorëve të kësaj lagjeje janë diskutuar në dëgjimet për hartimin e buxhetit për vitin e ardhshëm.https://www.rtklive.com/sq/news-single.php?ID=614895
Banorët e një lagjeje në Prizren kërkojnë hapësira të gjelbra
RELATED ARTICLES