Monday, November 25, 2024
HomeSOCIALEBie qeveria e Malit të Zi

Bie qeveria e Malit të Zi

Deputetët e DPS-së dhe ish-partnerët e tyre prej kohësh të koalicionit me Demokratët, Drejtësi dhe United rrëzuan pushtetin ekzekutiv, të drejtuar nga Dritan Abazoviq. Edhe pse mocioni i mosbesimit ishte shpallur për shkak të “Marrëveshjes Themelore”, me Kishën Ortodokse Serbe, të nënshkruar nga kryeministri Abazoviq, ai dje u kritikua për mungesë rezultatesh në integrimet evropiane, njofton Vijesti. Bëhet e ditur se 50 deputetë të Partisë Demokratike të Socialistëve (DPS), Demokratëve, Partisë Socialdemokrate (SDP), Partisë Liberale (LP), Partisë Boshnjake (BS), Bashkimit Demokratik të Shqiptarëve, Drejtësi dhe Malit të Zi të Bashkuar votuan për shkarkimin e kabinetit të Abazoviqit. Kryetarja e Kuvendit Danijela Gjuroviq (Partia Popullore Socialiste – SNP) votoi kundër votës së mosbesimit. Kolegët e saj partiakë, deputetë të Frontit Demokratik (DF), të koalicionit “E zeza mbi të bardhë” (Lëvizja Civile URA dhe CIVIS), si dhe deputeti i Demosit, Miodrag Lekiq, u larguan nga salla para votimit. Deputeti i koalicionit shqiptar Genci Nimanbegu nuk ka komentuar. Qeveria e Abazoviqit u zgjodh më 28 prill dhe dje plotësoi 113 ditë. Ajo tani mbetet në mandatin teknik derisa të zgjidhet një i ri. Në fillim të shkurtit, shumica parlamentare, e cila përfshinte Lëvizjen Qytetare (GP) URA të Abazoviqit, refuzoi t’i besonte kabinetit të Zdravko Krivokapiqit. Rënia e Qeverisë nuk do të çojë automatikisht në zgjedhje të parakohshme, sepse kushti për këtë është shkurtimi i mandatit të Kuvendit ose shpërndarja e tij – gjë që nuk është iniciuar deri më tani. Menjëherë para fjalës përmbyllëse, Abazovic tha se në ballafaqimin e tanishëm politik, dikush duhet të ketë avantazhin, ose ai ose kreu i shtetit dhe lideri i DPS-së, Milo Gjukanoviq.https://www.rtklive.com/sq/news-single.php?ID=614858

RELATED ARTICLES
- Advertisment -spot_img

Most Popular

Recent Comments