Monday, November 25, 2024
HomeSOCIALE498 të infektuar dhe një humbje jete nga COVID

498 të infektuar dhe një humbje jete nga COVID

Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale informoi se në 24 orët e fundit janë kryer 1412 testime, nga të cilat kanë rezultuar pozitivë me COVID-19, 498 qytetarë. Sipas njoftimit të MSHMS rastet e reja me COVID-19 janë në këto bashki: 147 qytetarë në Tiranë, 36 në Durrës, 30 në Fier, 20 në Lushnjë, 18 në Devoll, 17 në Sarandë, nga 16 qytetarë në Divjakë, Vlorë, 15 në Lezhë, 13 në Shkodër, 12 në Gjirokastër, 10 në Krujë, nga 9 qytetarë në Kavajë, Mallakastër, Korçë, 8 në Elbasan, nga 7 qytetarë në Kamëz, Pogradec, Kuçovë, nga 6 qytetarë në Shijak, Tepelenë, Peqin, nga 5 qytetarë në Mirditë, Dibër, Selenicë, Përmet, Berat, Dimal, nga 4 qytetarë në Malësi e Madhe, Patos, Kolonjë, nga 3 qytetarë në Kurbin, Vorë, Roskovec, Skrapar, Belsh, nga 2 qytetarë në Vaun e Dejës, Himarë, Gramsh, nga 1 qytetar në Fushë-Arrës, Kukës, Has, Bulqizë, Mat, Delvinë, Dropull, Maliq, Poliçan, Librazhd, Përrenjas. “Në gjithë vendin janë 3,724 qytetarë aktivë me COVID-19. Aktualisht në spitalin COVID 3 po marrin trajtim 23 pacientë. Në 24 orët e fundit ka një humbje jete me Sars-Cov-2: një qytetar nga Kruja 72 vjeç”, thuhet në njoftimin e Ministrisë. Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale informon se janë shëruar 401 qytetarë gjatë 24 orëve të fundit, duke e çuar numrin e të shëruarve në 315,943 që nga fillimi i epidemisë. Statistika (19 gusht 2022) Raste të reja ditore 498 Të shëruar në 24 orë 521 Të shtruar në spitale 23 Humbje jete në 24 orë 1 Testime ditore 1412 Testime totale 1,948,919 Raste pozitive 324,095 Raste të shëruara 316,796 Raste aktive 3,724 Humbje jete 3,575http://ata.gov.al/2022/08/19/mshms-498-te-infektuar-dhe-nje-humbje-jete-nga-covid-19-ne-24-ore/

RELATED ARTICLES
- Advertisment -spot_img

Most Popular

Recent Comments