Monday, November 25, 2024
HomeSOCIALERikthehet në funksion kanali vaditës në Lushnjë

Rikthehet në funksion kanali vaditës në Lushnjë

Investimet për rehabilitimin e sistemit të ujitjes dhe kullimit kanë ripërtërirë sipërfaqe të tëra tokash bujqësore. Drejtuesi politik i Partisë Socialiste në qarkun e Fierit, Taulant Balla solli sot në vëmendje ndërhyrjen që po bëhet në fshatin Ngurrëz e Madhe të Lushnjës, ku po punohet për të rikthyer në funksion të plotë kanalin vaditës. Balla theksoi se ky kanal vaditës shërben për ujitjen e me shumë se 20 hektarëve tokë të fermerëve të zonës. Falë investimeve të qeverisë në këto vite sipërfaqja e ujitshme e tokës bujqësore është dyfishuar nga rreth 120 mijë ha që ishte në vitin 2013, në 255 mijë ha. Rritja e sipërfaqeve të ujitshme të tokës janë dëshmi e transformimit të madh që ka bërë sektori bujqësor, ku është ndjeshëm prodhimi dhe eksporti i produkteve bujqësore “Made in Albania”. Qeveria ka rritur investimet në ujitje me 188 % financim të drejtpërdrejtë në mbështetje të fermerëve për rritjen e prodhimit bujqësor, duke e çuar në 100 milionë USD fondin e investuar në infrastrukturën e ujitës dhe kullimit, për periudhën 2017-2021.http://ata.gov.al/2022/08/19/rikthehet-ne-funksion-kanali-vadites-ne-lushnje/

RELATED ARTICLES
- Advertisment -spot_img

Most Popular

Recent Comments