Tuesday, April 22, 2025
HomeSOCIALENumri i vizitorëve në strukturat akomoduese, mbi 25.5 % rritje në qershor

Numri i vizitorëve në strukturat akomoduese, mbi 25.5 % rritje në qershor

Në strukturat akomoduese në vendin tonë gjatë muajit qershor u shënua rritje e numrit të vizitorëve rezidentë edhe jorezidentë. Kryesisht vizitorët ishin nga Kosova, Polonia, Italia, Gjermania dhe Anglia. Të dhënat e publikuara nga Instituti i Statistikave për strukturat akomoduese, tregojnë se numri i vizitorëve është rritur me 25,5 %, në krahasim me qershorin e 2021-shit. Sipas INSTAT-it, të njëjtën ecuri ndjekin edhe dy treguesit, numri i vizitorëve rezident dhe jorezident. Numri i vizitorëve rezidentë është rritur me 15,2 %, ndërsa numri i vizitorëve jorezident është rritur me 34 %. Ndërkohë, numri i netëqëndrimeve gjithsej është rritur me 37,9 %, në krahasim me qershorin e 2021-shit. Referuar INSTAT-it, numri i netëqëndrimeve nga rezidentët është rritur me 12,2 %, ndërsa numri i netë qëndrimeve nga jo-rezident është rritur me 54,5 %. Numri më i lartë i vizitorëve u shënua në rajonin qendror, me rreth 38,1 %. Ndërsa 62.5 % e vizitorëve qëndruan zonat bregdetare. Sipas llojit të strukturave akomoduese në 94 % e vizitorëve qëndruan në hotele dhe akomodime të ngjashme.http://ata.gov.al/2022/08/19/numri-i-vizitoreve-ne-strukturat-akomoduese-mbi-25-5-rritje-ne-qershor/

RELATED ARTICLES
- Advertisment -spot_img

Most Popular

Recent Comments

Iyannason on Qarku GJIROKASTER
Michaelnaime on Siguro dhe mbro jetën
Michaelnaime on Bashkia CERRIK
Michaelnaime on Bashkia DELVINE
Michaelnaime on Qarku DIBER
WOOFi Finance Leading DEX 2025 on Kosova: Moti – E premte 11 Shkurt
WOOFi Finance Leading DEX 2025 on Parku Kombëtar Bredhi i Hotovës-Dangëlli
WOOFi Finance Leading DEX 2025 on Kosova: Moti – E enjte 17 Shkurt
WOOFi Finance Leading DEX 2025 on MV Moti – E hënë, 21 Shkurt
WOOFi Finance Leading DEX 2025 on Siguro dhe mbro jetën
WOOFi Finance Leading DEX 2025 on MeteoAlb VETEM ne 1 Jave
WOOFi Finance Leading DEX 2025 on Bashkia BERAT
WOOFi Finance Leading DEX 2025 on Shqipëria: Moti – E enjte 17 Shkurt
WOOFi Finance Leading DEX 2025 on Hapësira ajrore
WOOFi Finance Leading DEX 2025 on Bashkia DELVINE
WOOFi Finance Leading DEX 2025 on MV: moti – e mërkurë 16 Shkurt
WOOFi Finance Leading DEX 2025 on Bashkia FINIQ