Instituti i Statistikave përllogariti se rritja e përgjithshme e çmimeve (inflacioni) në muajin korrik, sipas metodologjisë së Eurostat-it ishte 7.2 % në vendin tonë, rreth 0.3 % më i ulët se matjet kombëtare. Referuar të dhënave, Shqipëria renditet në mesin e 5 vendeve me inflacionin më të ulët. Në muajin qershor, inflacioni mesatar në Europë ishte 9.8%. Sipas Instat-it, rritja më e madhe e çmimeve prej 14,5 % vërehet në grupin “transporti”, pasuar nga grupet “ushqime dhe pije joalkoolike” me 12,4 %, “pije alkoolike dhe duhan” me 4,5 %, “qira, ujë, lëndë djegëse dhe energji” me 4,4 %, “veshje dhe këpucë” me 3,0 %, “hotele, kafene dhe restorante” me 2,8 %, “shërbimi arsimor” me 1,2 %, dhe “shëndeti” me 1,1 %. Inflacioni i Eurozonës matet mbi bazën e treguesit të IHÇK-së. Termi “i harmonizuar” nënvizon faktin që të gjitha vendet e BE-së zbatojnë të njëjtën metodologji në matjen e treguesit përkatës.http://ata.gov.al/2022/08/19/inflacioni-i-matur-sipas-eurostat-7-2-ne-korrik/
Inflacioni i matur sipas Eurostat, 7.2 % në Korrik
RELATED ARTICLES