Italia është përfshirë nga moti i keq, ku si pasojë e stuhive , pemëve të rrëzuara në tokë dhe objekte të shkatërruar janë ato që shihen në Venecia. Dhjetë minuta stuhi dhe shi, me erë deri në 100 km në orë kanë përfshirë Venecian duke i kapur njerëzit në befasi. Në një video dallohen tavolina dhe çadra të kafeneve në Piazza San Marco duke fluturuan në ajër dhe rënë mbi njerëzit duke i lënduara to.
Shiu dhe era ranë në qendrën historike dhe në zonën e Marciana, duke përmbytur sheshin dhe duke shkarkuar pothuajse 20 milimetra ujë në më pak se gjysmë ore . Nga stuhia mbetën dy të plagosur, ndërsa pemët e thyera kanë bllokuar shumicën e rrugëve. Edhe lundrimi është i paralizuar.
E njëjta situatë është paraqitur edhe në pjesën tjetër të Italisë, kryesisht në Lombardi, ku rrebeshet e shiut dhe stuhitë e erës kanë shkaktuar dëme të shumta materiale.
https://lajme.rtsh.al/artikull/video-moti-i-keq-ne-venecia-tavolinat-dhe-karriget-fluturojne-ne-ajer-kaos-ne-qytet