Wednesday, November 27, 2024
HomeSOCIALEKryeministrja finlandeze !!

Kryeministrja finlandeze !!

Kryeministrja finlandeze, Sanna Marin ka reaguar ndaj publikimit të një videoje që e tregonte atë duke kërcyer dhe festuar duke mbrojtur të drejtën e saj për të shijuar kohën e lirë. ”Këto janë imazhe private që nuk duhej të ishin bërë publike”, tha 36-vjeçarja Marin për gazetën finlandeze ”Iltalehti” duke shprehur gjithashtu zhgënjimin e saj që imazhet u zbuluan. “Unë nuk kam asgjë për të fshehur dhe nuk kam bërë asgjë të paligjshme”, tha ajo. Ndërsa pinte alkool në festë, ajo tha se nuk kishte marrë drogë. Së bashku me disa nga miqtë e saj, Marin kishte festuar në një shtëpi private përpara se të vizitonte dy lokale. Ajo theksoi të drejtën e saj për të kaluar kohën e saj të lirë në të njëjtën mënyrë që bëjnë të tjerët në moshën e saj. “Ne jetojmë në demokraci”, tha ajo. Marin ka tërhequr vëmendjen edhe në të kaluarën për pjesëmarrjen në festivale rock dhe festa në klube nate. Ndërsa shumë të rinj në Finlandë janë krenarë për anën ”e egër” të kryeministres së tyre, videoja ka tërhequr gjithashtu kritika nga njerëzit që e konsiderojnë sjelljen e saj të pahijshme.http://ata.gov.al/2022/08/18/kryeministrja-finlandeze-mbron-te-drejten-per-shijimin-e-kohes-se-lire/

RELATED ARTICLES
- Advertisment -spot_img

Most Popular

Recent Comments