Stuhitë e fuqishme në Korsikë kanë shkaktuar vdekjen e tre personave, njoftuan sot zyrtarët francezë. Një vajzë 13-vjeçare u godit nga një pemë në një kamping në Sagone në bregun perëndimor të ishullit. “Pema ka rënë mbi një automjet kamper”, sipas medias franceze. “Një grua 72-vjeçare vdiq në një plazh në jug të Sagone pasi çatia e një shtëpize plazhi ra mbi automjetin e saj”, sipas prefekturës. “Viktima e tretë ishte një burrë 46-vjeçar”, njoftoi agjencia franceze e lajmeve AFP. Ministri i Brendshëm francez Gérald Darmanin shkroi në Twitter se era po frynte deri në 200 kilometra në orë në të gjithë ishullin. Ai do të udhëtonte në ishull gjatë ditës. “Ndërkohë 12 persona u plagosën nga stuhitë, njëri prej tyre në gjendje të rëndë”, thanë zyrtarët rajonalë në një deklaratë. Gjithashtu stuhitë kanë lënë 45 000 persona pa energji. Stuhitë shpërthyen edhe në pjesë të tjera të Francës, në Marsejë dhe Cassis, treguan videot.https://ata.gov.al/2022/08/18/france-tre-te-vdekur-dhe-disa-te-plagosur-pas-stuhive-te-fuqishme-ne-korsike/
Tre të vdekur dhe disa të plagosur pas stuhive të fuqishme në Korsikë
RELATED ARTICLES