Drejtuesit shqiptarë të mjeteve të transportit publik të tipit mikrobuz për udhëtimet drejt Maqedonisë së Veriut, duhet të jenë të pajisur me licencë dhe certifikatë mjekësore për aftësinë e drejtimit të mjetit me shumë pasagjerë. Ministria për Evropën dhe Punët e Jashtme njoftoi sot shtetasit shqiptarë, drejtues mjetesh transporti publik të tipit mikrobuz se, për udhëtimet drejt Maqedonisë së Veriut, shoferi i mjetit duhet të jetë i pajisur me licencë dhe certifikatë mjekësore për aftësinë e drejtimit të mjetit me shumë pasagjerë. MEPJ thekson se, kjo vlen qoftë edhe për udhëtime private apo familjare.https://ata.gov.al/2022/08/18/mepj-drejtuesit-e-mjeteve-te-transportit-publik-drejt-rmv-me-licence-dhe-certifikate-mjekesore/
Drejtuesit e mjeteve të transportit publik drejt RMV, me licencë dhe certifikatë mjekësore
RELATED ARTICLES