Wednesday, November 27, 2024
HomeSOCIALENagavci: Punëtorëve të arsimit janë trajtuar me kujdes

Nagavci: Punëtorëve të arsimit janë trajtuar me kujdes

Ministrja e Arsimit dhe Shkencës, Arbërie Nagavci, ka thënë se Qeveria Kosovës që e ka prioritet arsimin. Ajo në një postim në Fcebook, ka shkruar se në projektligjin për paga, të gjitha kategoritë e punëtorëve të arsimit janë trajtuar me kujdes të veçantë në Projektligjin e pagave, i cili tanimë është diskutim paraprak. “Me rastin e hartimit të projektligjit janë marrë për bazë rekomandimet e MASHTI-t, si dhe janë trajtuar edhe ato kategori të punëtorëve të arsimit të cilat ishin lënë anash në ligjin e shfuqizuar nga Gjykata Kushtetuese”, ka shkruar Nagavci. Sipas saj, ky projektligj dallon shumë nga i ligji i mëhershëm, ndërsa efekti i drejtpërdrejtë i tij do të jetë përmirësimi i pozitës së punëtorëve të arsimit, motivimi i tyre për performancë sa më të mirë dhe drejtësi e barazi. Ndër të tjera, sipas saj, Projektligji i pagave sjell: “Koeficient të dinjitetshëm për punonjësit e arsimit të të gjitha niveleve. Trajtim të barabartë të mësuesve klasorë dhe mësimdhënësve lëndorë në arsimin e mesëm të ulët. Shtesa në paga në bazë të kualifikimit dhe përgjegjsëve menaxheriale. Përcaktim të vlerës së koeficientit në bazë vjetore. Transparencë të plotë të pagave në sektorin publik.https://www.rtklive.com/sq/news-single.php?ID=614732

RELATED ARTICLES
- Advertisment -spot_img

Most Popular

Recent Comments