Norma vjetore e inflacionit të zonës së euros qëndroi në 8,9% në korrik 2022, nga 8,6% që ishte në qershor, sipas Eurostat, zyra statistikore e Bashkimit Evropian. Ajo shtoi se një vit më parë kjo normë ishte 2,2%. Ndërkohë, inflacioni vjetor i Bashkimit Evropian ishte 9,8% në korrik 2022, nga 9,6% në qershor dhe 2,5 për qind vitin e kaluar. Normat më të ulëta vjetore u regjistruan në Francë, Maltë (të dyja 6,8%) dhe Finlandë (8,0%). Normat më të larta u regjistruan në Estoni (23,2%), Letoni (21,3%) dhe Lituani (20,9%). Krahasuar me qershorin, inflacioni ra në gjashtë shtete anëtare, mbeti i qëndrueshëm në tre dhe u rrit në 18. Banka Qendrore Evropiane sheh një pamje përkeqësuese të rritjes në zonën e euros dhe nuk përjashton mundësinë e një recesioni teknik. ”Por, inflacioni shqetëson më shumë. Shqetësimet që kishim në korrik nuk janë zbutur”, thotë Isabel Schnabel, e Komitetit Ekzekutiv të BQE-së duke iu referuar vendimit për të rritur me gjysmë pike normat në korrik. “Nëse shikoni ndonjë nga masat themelore të inflacionit, ato po rriten më tej dhe janë në nivelin më të lartë të të gjitha kohërave”, tha Schnabel në një intervistë. Schnabel komenton se “edhe nëse do të shkonim në recesion, presionet inflacioniste nuk do të kishin shumë gjasa të ulen. Ajo që po shohim është një goditje e ofertës që po ngadalëson rritjen dhe po rrit presionet inflacioniste në të njëjtën kohë, por rritja ndoshta nuk mjafton për të dobësuar inflacionin, megjithëse ul presionet e çmimeve përmes kërkesës më të dobët”. Me një normë inflacioni që u rrit në 8,9% në korrik, sipas eksponentes gjermane të drejtorisë së BQE-së, nuk mund të përjashtohet as një rritje e re prej gjysmë pike përqindjeje. “Në korrik vendosëm një rritje prej 50 pikësh bazë në dritën e perspektivës së inflacionit. Për momentin nuk mendoj se këto perspektiva kanë ndryshuar rrënjësisht”, thekson ajo.https://ata.gov.al/2022/08/18/koment-inflacioni-rritet-ne-98-ne-be-dhe-89-ne-eurozone/
Inflacioni rritet në 9,8% në BE dhe 8,9% në eurozonë
RELATED ARTICLES