Tuesday, November 26, 2024
HomeSOCIALEAnalistët: Kërkesa për traktat me Shqipërinë, mesazh për NATO-n dhe BE-n

Analistët: Kërkesa për traktat me Shqipërinë, mesazh për NATO-n dhe BE-n

Sfidat globale të sigurisë padyshim se ndikojnë edhe në sfidat e brendshme të Kosovës. Ndërkaq çështjet që ndërlidhën me traktate dhe mbështetje ushtarake të Ushtrisë Shqiptare, nëse cenohet integriteti i Kosovës, janë hap i mirë dhe orientim i qartë për sa i përket të ardhmes së sigurt për Kosovën dhe Shqipërinë, vlerësojnë për Radio Kosovën ekspertë të sigurisë. Në Ballkanin Perëndimor, NATO mbetet akteri kryesor në fushën e sigurisë, ndërkaq zhvillimet gjeostrategjike dhe gjeopolitike në arenën ndërkombëtare, kanë ndikuar në mendësinë e krerëve institucionalë që duhet të veprojnë nëse në të ardhmen do të ketë ndryshime eventuale të pozicionimit, shprehet analisti për siguri, Drizan Shala. Ai thotë për Radio Kosovën se Rezoluta 1244, një ditë do të ndalojë së funksionuari dhe Kosova do të mbetet pa një fuqi prezente ushtarake ndërkombëtare. Sipas tij, kërkesa e presidentes Vjosa Osmani për nënshkrimin e një traktati me Republikën e Shqipërisë për mbrojtje, është mesazh për NATO-n dhe BE-n. “Një hap i tillë në këtë situatë shërben në aspektin politik si një mesazh për NATO-n dhe BE-n, nëse nuk bëjnë ndonjë hap konkret me Republikën e Kosovës për afrim të saj për marrjen e statusit të veçantë, siç është protokolli për paqe i NATO-s e që ia mundëson të jetë anëtare e përhershme e NATO-s. Në anën tjetër, nëse Kosova pengohet për anëtarësim në BE atëherë ne duhet të mendojmë, analizojmë dhe veprojmë se si duhet t’i qasemi aspektit të sigurisë e cila është preokupim për të tashmen dhe të ardhmen. Siç dihet në 10 vjetët e ardhshme do të këtë ndryshime në aspektin gjeostrategjik edhe për Ballkanin Perëndimor, sepse do të ndryshojë edhe fuqia e forcave brenda BE-së”, ka theksuar Shala. Për sa i përket politikave destabilizuese të Vuçiqit dhe Rusisë, Shala thotë se takimi i Stoltenbergut me Vuçiqin, është mesazh për presidentin e Serbisë, i cili defakto është duke luajtur lojën e një marionete të politikës së Putinit, ku Serbia mund të përjashtohet nga Partneriteti për Paqe dhe të kthehet në pikën zero dhe anëtarët e NATO-s mund ta shohin Serbinë si agresor të sigurisë, sepse siguria në Ballkanin Perëndimor determinon edhe sigurinë e Evropës në përgjithësi. Ndërkaq, analisti Nuredin Ibishi thotë se Bashkimi Evropian po tregohet neglizhent në reagim në situatat e tensionimit nga autoritetet e Serbisë në çështjet e brendshme të Kosovës. “Bashkimi Evropian po reagon me shumë vonesë me insistim të vazhdimit të bisedimeve ose me hapjen e temave të tjera”, ka thënë Ibishi. Pas tensioneve të fundit në veri, KFOR-i ka rritur praninë në vendkalimet kufitare Jarinjë dhe Bërnjak, si dhe aktivitetet patrulluese në zonë. Masat në fjalë janë marrë për reagim të shpejtë në rast se cenohet rendi dhe siguria atje, ka bërë të ditur Zyra për Marrëdhënie me Publikun e KFOR-it.https://www.rtklive.com/sq/news-single.php?ID=614718

RELATED ARTICLES
- Advertisment -spot_img

Most Popular

Recent Comments