Tuesday, April 22, 2025
HomeSOCIALEAutoriteti i Mbrojtjes Civile i shqetësuar për motin ekstrem

Autoriteti i Mbrojtjes Civile i shqetësuar për motin ekstrem

Kreu i Mbrojtjes Civile në Itali, Fabrizio Curcio ka shprehur shqetësimin e tij lidhur me kushtet e shpeshta ekstreme të motit. “Ne do të vazhdojmë të kemi nje mot gjithnjë e më të rrezikshëm dhe duhet të jemi më të vëmendshëm,” tha Curcio, sipas gazetës “La Repubblica”. “Zgjedhja e qasjes së duhur mund të bëjë dallimin midis jetës dhe vdekjes”, shtoi ai. Së fundmi, Italia ka përjetuar përmbytje të rënda në ishullin jugor të Strombolit si dhe shpërthimin e një vullkani me të njëjtin emër në veri të vendit. Qytetet si Firence dhe Latina u goditën gjithashtu kohët e fundit nga stuhi të forta. “Përmbytjet janë të zakonshme në të gjithë Italinë në muajin gusht dhe në fillim të vjeshtës, por jo në këtë shkallë”, tha Curcio. Italia ka luftuar qindra zjarre në pyje dhe shkurre këtë verë për shkak të thatësirës së vazhdueshme. Zjarrfikësit në Siçili u vendosën të mërkurën mbrëma për të luftuar disa zjarre, disa prej të cilëve kanë kërcënuar banesat rreth qyteteve perëndimore të Traanit dhe Palermos. Curcio gjithashtu u bëri thirrje politikanëve që të reagojnë, ndërsa vendi shkon në votime më 25 shtator për të zgjedhur një parlament të ri.https://ata.gov.al/2022/08/18/itali-autoriteti-i-mbrojtjes-civile-i-shqetesuar-per-motin-ekstrem/

RELATED ARTICLES
- Advertisment -spot_img

Most Popular

Recent Comments

Iyannason on Qarku GJIROKASTER
Michaelnaime on Siguro dhe mbro jetën
Michaelnaime on Bashkia CERRIK
Michaelnaime on Bashkia DELVINE
Michaelnaime on Qarku DIBER
WOOFi Finance Leading DEX 2025 on Kosova: Moti – E premte 11 Shkurt
WOOFi Finance Leading DEX 2025 on Parku Kombëtar Bredhi i Hotovës-Dangëlli
WOOFi Finance Leading DEX 2025 on Kosova: Moti – E enjte 17 Shkurt
WOOFi Finance Leading DEX 2025 on MV Moti – E hënë, 21 Shkurt
WOOFi Finance Leading DEX 2025 on Siguro dhe mbro jetën
WOOFi Finance Leading DEX 2025 on MeteoAlb VETEM ne 1 Jave
WOOFi Finance Leading DEX 2025 on Bashkia BERAT
WOOFi Finance Leading DEX 2025 on Shqipëria: Moti – E enjte 17 Shkurt
WOOFi Finance Leading DEX 2025 on Hapësira ajrore
WOOFi Finance Leading DEX 2025 on Bashkia DELVINE
WOOFi Finance Leading DEX 2025 on MV: moti – e mërkurë 16 Shkurt
WOOFi Finance Leading DEX 2025 on Bashkia FINIQ