Duke u bazuar në situatën energjetike në Kosovë, ministrja e Ekonomisë, Artane Rizvanolli ka marrë vendim për themelimin e Komitetit Teknik Emergjent (KTE) që përbëhet nga përfaqësues të të gjithë institucioneve relevante të energjisë. Në mbledhjen e parë, Komiteti Teknik Emergjent rekomandoi që me qëllim të mbulimit të konsumit për situatën e krijuar me energji, KEK t’i ofrojë KEDS-it energjinë e siguruar, sipas kushteve të parashikuara në Marrëveshjen për Furnizim me Shumicë MFSH. Komiteti Teknik Emergjent përbëhet nga përfaqësuesit e Ministrisë së Ekonomisë, Ministria e Industrisë, Ministria e Punëve të Brendshme, Zyra e Rregullatorit për Energji (ZRRE), Komisioni i Pavarur për Miniera dhe Minerale (KPMM), Autoriteti Kosovar i Konkurrencës, Korporata Energjetike e Kosovës (KEK), Operatori i Sistemit të Transmisionit dhe Tregut (KOSTT), Operatori i Sistemit të Distribucionit (KEDS), Furnizuesi i Shërbimit Universal (KESCO). Komiteti ka për qëllim hartimin e rekomandimeve për minimizimin e pasojave nga kriza energjetike.http://ata.gov.al/2022/08/17/kriza-energjetike-me-themelon-komitetin-teknik-emergjent/
Kriza energjetike, ME themelon Komitetin Teknik Emergjent
RELATED ARTICLES