Wednesday, November 27, 2024
HomeSOCIALE445 të infektuar dhe një humbje jete 

445 të infektuar dhe një humbje jete 

Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale informoi se në 24 orët e fundit janë kryer 1368 testime, nga të cilat kanë rezultuar pozitivë me COVID-19 445 qytetarë. Rastet e reja me COVID-19 janë në këto bashki: 120 në Tiranë, 36 në Fier, 29 në Lushnjë, 24 në Durrës, 22 në Sarandë, 21 në Vlorë, 15 në Elbasan, nga 14 qytetarë në Divjakë, Pogradec, nga 9 qytetarë në Kurbin, Krujë, Berat, nga 8 qytetarë në Lezhë, Kamzë, Himarë, 7 në Malësi e Madhe, nga 6 qytetarë në Shkodër, Mallakastër, Korçë, nga 5 qytetarë në Mirditë, Shijak, Patos, Selenicë, Maliq, Kuçovë, nga 4 qytetarë në Bulqizë, Gjirokastër, Përmet, Dimal, nga 3 qytetarë në Kavajë, Dibër, Delvinë, nga 2 qytetarë në Pukë, Kukës, Mat, Këlcyrë, Tepelenë, Gramsh, nga 1 qytetar në Vorë, Rrogozhinë, Roskovec, Libohovë, Devoll, Kolonjë, Skrapar. Në gjithë vendin janë 3,533 qytetarë aktivë me COVID-19. Aktualisht në spitalin COVID 3 po marrin trajtim 22 pacientë. Në 24 orët e fundit ka një humbje jete me Sars-Cov-2, një qytetare nga Tirana 93 vjeçe. Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale informon se janë shëruar 401 qytetarë gjatë 24 orëve të fundit, duke e çuar numrin e të shëruarve në 315,943 që nga fillimi i epidemisë. Statistika (17 gusht 2022) Raste të reja ditore 445 Të shëruar në 24 orë 401 Të shtruar në spitale 22 Humbje jete në 24 orë 1 Testime ditore 1368 Testime totale 1,945,846 Raste pozitive 323,050 Raste të shëruara 315,943 Raste aktive 3,533 Humbje jete 3,574 Shpërndarja gjeografike e rasteve aktive sipas qarqeve: Tiranë 1,437 Fier 487 Vlorë 311 Durrës 300 Korçë 193 Elbasan 166 Shkodër 154 Lezhë 149 Gjirokastër 141 Berat 112 Dibër 62 Kukës 21http://ata.gov.al/2022/08/17/mshms-445-te-infektuar-dhe-nje-humbje-jete-nga-covid-19-ne-24-ore/

RELATED ARTICLES
- Advertisment -spot_img

Most Popular

Recent Comments