Inspektorati Shtetëror Teknik dhe Industrial (ISHTI) vendosi gjobë për 9 subjekte të cilat janë gjendur me mangësi të ndryshme gjatë inspektimeve. Inspektimet u kryen në subjektet e tregtimit me shumicë dhe pakicë të karburanteve dhe të lëndëve djegëse, pajisjeve nën presion dhe instalimeve elektrike. Sipas ISHTI, fokusi i kontrolleve të kryera ishte zbatimi i dispozitave ligjore për përpunimin, transportimin dhe tregtimin e naftës, të gazit dhe nënprodukteve të tyre, atij për sigurinë në punë të pajisjeve/instalimeve nën presion. Nga inspektimet e bëra nga Inspektorati Shtetëror Teknik dhe Industrial nga komisioni i mbajtur në muajin Gusht 2022 janë ndëshkuar administrativisht me gjobë 9 subjekte. Gjobat varionin nga 20 mijë lekë deri në 500 mijë lekë. Në total shuma e gjobave të vendosura ishte mbi 1 milion lekë. Inspektorati Shtetëror Teknik dhe Industrial nën varësi të Ministrisë së Infrastrukturës dhe Energjisë ka në fushën e tij të veprimit ushtrimin e inspektimeve në fushën e përpunimit, transportimit dhe tregtimit të naftës dhe gazit dhe nënprodukteve të tyre, garantimin e sigurisë së njerëzve dhe vlerave materiale nga rreziqet e shfryrjeve dhe të shpërthimeve të shkaktuara nga pajisjet nën presion, si dhe nga pajisjet dhe instalimet elektrike.http://ata.gov.al/2022/08/17/cilesia-e-karburantit-dhe-sigurimi-teknik-ishti-gjoba-9-subjekteve/
Cilësia e karburantit dhe sigurimi teknik, gjoba 9 subjekteve
RELATED ARTICLES