Thursday, November 28, 2024
HomeSOCIALEStuhi e përmbytje në Paris

Stuhi e përmbytje në Paris

Një stuhi e fuqishme dhe shi i rrëmbyeshëm ka prekur të mërkurën Parisin. Sipas meteorologëve, brenda një ore ka rënë shi sa zakonisht bie për një muaj. Pas një kohe me të nxehtin ekstrem dhe thatësirën, të martën NJë STUHI E fuqishme dhe shi i rrëmbyeshëm kanë goditur Parisin, duke bërë që të përmbyten edhe stacionet e metrosë. Sipas agjencisë meteorologjike, sasia e shiut që ka rënë brenda një ore ishte barabartë me sasinë që zakonisht bie për një muaj. Shërbimi meteorologjik i Francës ka paralajmëruar që deri nga fundi i javës, pjesa jugore e vendit mund të preket nga stuhia. Organizata që rregullon transportin në Paris, ka thënë se disa nga stacionet e metrosë, përfshirë Balardin, janë mbushur me ujë. Stacioni meteorologjik që ndodhet në kullën e Ajfelit ka treguar për fuqinë e erës, duke regjistruar shpejtësinë prej 104 km/h. Zjarrfikësit kanë kërkuar nga banorët që të mos dalin nga shtëpitë dhe banesat, ndërsa drejtuesit e automjeteve t?i evitojnë rrugët e përmbytura.https://www.rtklive.com/sq/news-single.php?ID=614606

RELATED ARTICLES
- Advertisment -spot_img

Most Popular

Recent Comments