Wednesday, November 27, 2024
HomeSOCIALEKriza globale, thirrje për kursim të energjisë elektrike

Kriza globale, thirrje për kursim të energjisë elektrike

Në kushtet e një krize energjie botërore, zëvendëskryeministrja Belinda Balluku, njëherësh ministre e Infrastrukturës dhe Energjisë, apeloi qytetarët për kursimin e energjisë elektrike. Me anë të një postimi në rrjetet sociale, Balluku u bën thirrje qytetarëve që të shmangin ndriçimin e panevojshëm kur nuk janë në shtëpi. “Kursimi i energjisë elektrike në ditët e sotme, në kushtet e një krize botërore, është detyrë për çdo qytetar. Përpara se të dilni nga shtëpia, sigurohuni që të gjitha dritat të jenë të fikura. Shmangni ndriçimin e panevojshëm kur nuk jeni në shtëpi”, shkruan Balluku. Më herët, në fund të muajit korrik, ishte kryeministri Edi Rama, i cili foli për krizën energjetike me të cilën po përballet e gjithë bota. Rama tha se do të jetë e vështirë për vendin tonë që të gjejë sasinë e nevojshme për të përballuar të gjitha nevojat, ndërsa shpreh se çmimi ka shkuar në “stratosferë”.https://ata.gov.al/2022/08/17/kriza-globale-balluku-thirrje-per-kursim-te-energjise-elektrike/

RELATED ARTICLES
- Advertisment -spot_img

Most Popular

Recent Comments