Tuesday, November 26, 2024
HomeSOCIALEPër Statusin e Viktimave të Dhunës Seksuale kanë aplikuar 1.736 persona

Për Statusin e Viktimave të Dhunës Seksuale kanë aplikuar 1.736 persona

Që nga fillimi në vitin 2018 e deri në fund të qershorit, 1 mijë e 736 persona kanë aplikuar në Komisionin Qeveritar për Njohjen dhe Verifikimin e Statusit të Viktimave të Dhunës Seksuale gjatë luftës. Periudha ligjore e aplikimit përfundon në shkurt të vitit 2023. Rreth 20 mijë gra, burra e fëmijë, besohet se u dhunuan seksualisht nga forcat serbe, gjatë luftës së fundit në Kosovën. Nga viti 2018 e deri në fund të qershorit të sivjetmë për njohjen e statusit të viktimës së dhunës seksuale gjatë luftës kanë aplikuar 1 mijë e 736 persona. Nga aplikimet e aprovuara statusi u është njohur 1 mijë e 217 femrave dhe 57 meshkujve. Afati pesëvjeçar për aplikim përfundon në muajin shkurt të vitit 2023. Kryetarja e Komisionit qeveritar për njohjen dhe verifikimin e statusit të viktimave të dhunës seksuale gjatë luftës, Leonora Selmani, thotë tutje për Radio Kosovën së beson që ky afat duhet të zgjatet. “Konsideroj se do të duhet t’u jepet kohë shtesë, marrë parasysh kauzën dhe marrë parasysh se viktimave të dhunës seksuale gjatë luftës u duhet kohë për të treguar të gjithë atë që u ka ndodhur. Tashmë një numër i madh i tyre kanë filluar të aplikojnë, por duhet t’u jepet edhe një kohë shtesë që ato të aplikojë dhe të fitojnë statusin që iu takon”, tha Selmani. Edhe Feride Rushiti nga Qendra Kosovare për Rehabilitimin e të Mbijetuarve të Torturës, thotë se afati duhet të zgjatet. Ajo thotë se kjo duhet ndodh ngase krimet e luftës nuk parashkruhen e as pasojat e tyre s’duhet të afatizohen. Rushiti jep edhe arsye të tjera se pse duhet t’u jepet kohë shtesë për aplikim viktimave të dhunës seksuale gjatë luftës. “Zgjatja e afatit është e rëndësishme pasi shumë gra dhe burra ende nuk kanë marrë guximin për aplikim për njohjen e statusit të tyre. Po ashtu, personave të cilët në moshë të re e kanë përjetuar këtë krim u duhet ende kohë, derisa t’i kryejnë disa obligime familjare, për faktin se rreth këtij krimi ekziston ende stigmë dhe paragjykim shoqëror, andaj edhe nuk është e lehtë për shumë nga ata/ato që të marrin guximin dhe të aplikojnë”, tha ajo. Organizata që drejtohet nga Rushiti së bashku me disa të tjera, gjatë këtij viti, kanë dorëzuar dy kërkesa te tre institucionet kryesore në vend, në lidhje me zgjatjen e afatit për aplikim. Komisioni Qeveritar për Njohjen dhe Verifikimin e Statusit të Viktimave të Dhunës Seksuale gjatë luftës, në gjashtë mujorin e parë të këtij viti ka pranuar 113 aplikime. 228 aplikime gjatë vitit 2021. Numrin më të madh të aplikimeve, 921 shosh, komisioni e ka pranuar në vitin 2018, kur ka filluar procesi i aplikimit për njohjen e statusit që viktimave u garantohet me ligj.https://www.rtklive.com/sq/news-single.php?ID=614582

RELATED ARTICLES
- Advertisment -spot_img

Most Popular

Recent Comments