Korporata Energjetike e Kosovës (KEK) ka bërë të ditur se po vazhdon bashkëpunimin me Korporatën Elektroenergjetike Shqiptare (KESH) në përballimin e krizës energjetike për furnizimin e qytetarëve të të dyja vendeve. Në një njoftim për medie thuhet se, KEK falë bashkëpunimit të ndërsjellë me KESH-in, nga sasia e depozituar mbi 120.000 MW/h, e cila ishte parashikuar t’i kthehet Kosovës gjatë dimrit, ka arritur të sigurojë energji elektrike për orë të caktuara në kohë të pikut, kur konsumi në Kosovë po shënon ngritje. KEK dje nga KESH-i ka siguruar sasinë prej 100 MW/h nga ora 14:00-24:00, në total 1100 MW/h, ndërsa për sot po ashtu ka siguruar 100 MW/h nga ora 10:00-22:00 në total 1200 MW/h. Për më tepër, KEK ka bërë kërkesë te KESH-i që bazuar në kapacitetet që kanë në dispozicion kjo gjendje të vazhdojë edhe në ditët në vijim derisa aktorët përgjegjës t’i përmbushin detyrimet e tyre sipas licencës.http://ata.gov.al/2022/08/16/shqiperia-i-jep-energji-elektrike-kosoves-per-te-dyten-dite-radhazi/
Shqipëria energji elektrike Kosovës për të dytën ditë radhazi
RELATED ARTICLES